Ndryshime në Policinë e Shtetit, rokadë dhe largime drejtorësh në qarqe

Shqipëria

Ndryshime në Policinë e Shtetit, rokadë dhe largime drejtorësh në qarqe

Nga: Gjergj Koja Më: 27 gusht 2015 Në ora: 00:15

Furtunë ndryshimesh në Policinë e Shtetit. Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako në një takim me drejtuesit e Policisë në qarqe, krahas detyrave për të rritur parametrat e rendit e sigurisë, efikasitetin në lufte ndaj krimit të organizuar, kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, ka prezantuar dhe një serë lëvizjesh të drejtoreve të policisë në disa qarqe.

Ndryshimet në polici

Drejtues Kastriot Skënderi deri tani Drejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastër, transferohet dhe emërohet Drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Drejtorinë Rajonale të Kufirit Tiranë.
 
Fran Kaçorri deri tani Drejtor i Kufirit Tiranë emërohet Pedagog në fakultetin e sigurisë publike në Akademinë e Sigurisë.
 
Arianit Arapi deri tani Drejtor i Forcës së Posaçme operacionale  në Policinë e Shtetit emërohet Drejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Artion Duka, Shef komisariati nr. dy Tiranë përkohësisht komandohet Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale. 

Ajet Zyberi, Drejtor i Policisë së qarkut Lezhë  transferohet  Drejtor i Policisë së qarkut Korçë.

Edmond Tarkaj Drejtor i Qarkut Korçe transferohet e emërohet Drejtor i policisë së Dibrës.

Alban Çela, Drejtor i Policisë së qarkut Kukës transferohet Drejtor i Policisë së Lezhës.

Perlat Vatoci deri tani Drejtor i Policisë se qarkut  Dibër transferohet Drejtor i Policisë së qarkut Kukës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat