Bashkia vendos banja publike në zonat kyçe të Tiranës (Foto)

Shqipëria

Bashkia vendos banja publike në zonat kyçe të Tiranës (Foto)

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 19:58

Tirana bëhet me banja publike. Bashkia e Tiranës ka marrë masat për instalimin e disa banjave publike në pikavet kryesore të qytetit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ka bërë të ditur vendosjen e objekteve në disa prej zonave më të njohura të Tiranës.

“Banja publike tek Pedonalja, Piramida, parku “Rinia” dhe Pallati i Kongreseve! Tani s’ka asnjë justifikim! Pastërti me çdo kusht!”, shkruan Veliaj.

Pritet që në ditët në vijim, të tjera banja publike portative të vendosen në zona ku ka përqendrim të madh në njerëz për të shmangur ndotjen e hapësirave publike. Instalimi i banjave publike vjen një ditë pasi kryebashkiaku Veliaj publikoi paketën me shtatë masa penalizuese për individët dhe bizneset që dëmtojnë, zaptojnë apo ndotin hapësirat publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat