Vendimi/Shqipëria, 50 mijë euro ndihmë për përmbytjet në Tetovë

Shqipëria

Vendimi/Shqipëria, 50 mijë euro ndihmë për përmbytjet në Tetovë

Nga: Gjergj Koja Më: 26 gusht 2015 Në ora: 19:27

Miratohet vendimi për dhënien e ndihmës financiare, nga Qeveria shqiptare, për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, në masën 50 000 euro, për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në gusht 2015, në Tetovë.

Sipas vendimit të miratuar sot në mbledhjen e qeverisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2015, në programin buxhetor 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, shpenzime korrente, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) eurosh, për t’u përdorur si ndihmë financiare për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e muajit gusht 2015, në Tetovë.

Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2015.
Ngarkohen Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Vendimi vjen vetë, pak ditë pas një vizite që ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi në Tetovë ku pa nga afër gjendjen e krijuar atje pas përmbytjeve të disa javëve më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat