Selami: Basha disa gjëra duhet t’i korrigjojë, kritikat për t’u përmirësuar

Shqipëria

Selami: Basha disa gjëra duhet t’i korrigjojë, kritikat për t’u përmirësuar

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 19:27

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” Selami tha se “Basha ka disa gjëra që duhet t’i korrigjojë pas analizës së humbjes së zgjedhjeve, ndërsa shtoi se PD është një parti e hapur dhe normal që ka mendime ndryshe”. Kritika tha Selami bëhen për tu përmirësuar.”
Më tej deputeti demokrat u shprh se Partia Demokratike dhe vetë Lulzim Basha janë kundër bojkotit, pasi ka edhe alternative të tjera.
Duke u ndalur tek situata aktuale e largimeve nga Shqipëria deputeti Selami deklaroi se vendimi për tu larguar është një përgjigje e humbjes së shpresës.
“Qytetarët kanë humbur shpresën se qeveria do të mbajë premtimet. Premtimet para dy vitesh ishin në kufijtë e një skeme piramidale politike”, tha Selami për Zërin e Amerikës.
Në lidhje me ndryshimet në Kushtetutë deputeti demokrat deklaroi se nuk mundet që për cdo kohë të ndryshohet kushtetuta. “Shumica ka përjashtuar kontributin e opozitës për shkak të numirt të votave- tha Sekami- po është keqardhje që shumica përfiton nga numrat në Parlament” tha Selami për Zërin e Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat