FMN-ja këshillon tjetër rritje taksash

Shqipëria

FMN-ja këshillon tjetër rritje taksash

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 14:14

Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeron rritje të re taksash.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Shqipëria, po përballen me sfida të rëndësishme strukturore, në përpjekje për të rregulluar mjedisin e post-bumit ekonomik të mesit të viteve 2000. Sipas përfaqësuesit të FMN-së, Zsoka Koczan, në vendet e Ballkanit Perëndimor sugjerohet se më e rëndësishmja është që konsolidimi fiskal të plotësohet me ndryshime në përmbajtje. Eksperti thotë se duhen ulur veçanërisht pjesë të shpenzimeve korrente që lidhen me pagesat sociale dhe subvencionet buxhetore për energjinë, të cilat vazhdojnë të ndërlikojnë planifikimin e buxhetit në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Në shumicën e vendeve, masa e të ardhurave duhet të shihet si një plotësues për rregullim në anën e shpenzimeve, thotë eksperti i FMN-së.

Sipas tij, sfida e Shqipërisë është borxhi i lartë dhe varësia e financimit të tij nga bankat. Konsolidimi fiskal duhet të kryhet kryesisht nëpërmjet masave të të ardhurave dhe eliminimi i subvencioneve të energjisë.

Lidhur me Kosovën, eksperti thotë se vendi ka ruajtur qëndrueshmërinë fiskale, por ka pasur përkeqësime në rritjen e pagave të administratës ndërkohë që ka rritur administrimin fiskal duke kaluar peshën e mbledhjes së të ardhurave nga doganat në tatimet e brendshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat