Nesër fillojnë reshjet, temperaturat rriten në fund të gushtit

Shqipëria

Nesër fillojnë reshjet, temperaturat rriten në fund të gushtit

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 22:10

Këtë fillim gushti qytetarët do të mund të qetësohen me rënien e temperaturave, pas të nxehtit afrikan që kishte përfshirë vendin.

Shi, breshër dhe stuhi, ka rezervuar moti për tre ditët në vijim. Sinoptikanët thonë se, i gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut të martën.

E megjithatë, vapës nuk i kemi shpëtuar ende, pasi temperaturat do të vijnë sërish në rritje.

Fundi i muajit gusht pritet të sjell një tjetër valë të nxehti, ku ndoshta termometri do të shënojë sërish 40 gradë në zona të veçanta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat