Ministria e Shëndetësisë, 22 qëndra shëndetësore tё posaçme pёr sezonin veror

Shqipëria

Ministria e Shëndetësisë, 22 qëndra shëndetësore tё posaçme pёr sezonin veror

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 20:27

Ministria e Shёndetёsisё, në mbështetje të mbarëvajtjes së sezonit veror, ka ngritur dhe vёnё nё funksionim 22 qendra shëndetësore në dispozicion të pushuesve dhe turistëve, duke filluar nga java e parё e muajit qershor.

Ministria e Shёndetёsisё në një njoftim për mediat sot pasdite bën me dije se “Pёr periudhёn 1 qershor – 2 gusht 2015, janё kryer gjithsej: 11194 vizita mjekёsore nё 22 QSH-tё e posaçme tё sezonit veror, prej tё cilave: 67,6% – Vizita mjekësore; 27,1% – Mjekime lokale; 8,0% – Ndёrhyrje mikrokirurgjikale; 3,8% – Referime në spital”.

Po ashtu, në njoftimin e Ministrise se Shёndetёsisё thuhet se “Këto qendra, tё cilat funksionojnë me shërbim 24 orë, me mjek dhe infermier, janё tё shtrira në të gjithë vendin; 19 përgjatë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil dhe 3 të tjera në Alpe (Valbonë, Razëm, Theth) ofrojnë shërbim mjekësor të shpejtë dhe efikas, 24 orë në 7 ditë të javës, deri në fund të muajit gusht. Qendrat janë të pajisura me një set standard mjetesh mjekësore. Po ashtu, ato janë furnizuar me barna dhe materiale të nevojshme mjekësore”.

Gjithashtu, Ministria e Shёndetёsisё ka vënë në dispozicion të pushuesve edhe numra telefoni për çdo nevojë shëndetësore në të gjithë qendrat e reja të hapura përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe Alpeve të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat