Metani: Email-et mësuesve u janë dërguar me adresë të asistentes nga “hakersat”

Shqipëria

Metani: Email-et mësuesve u janë dërguar me adresë të asistentes nga “hakersat”

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 20:22

Drejtoria Arsimore Rajonale e Qarkut Tiranë reagon lidhur me deklaratën e selisë blu për spastrime të reja në radhët e mësuesve.

Përmes një njoftimi për mediat, Drejtoresha e DAR, Eglantina Metani, thotë se “në përpjekje për të baltosur punën e bërë në keto dy vjet nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Qarkut Tiranë, ditët e fundit në adresën time të email-it janë ndërmarrë disa sulme që tentonin të thyenin fjalëkalimin për të përdorur me pas atë llogari”.

Por ndërsa kanë dështuar me adresën e parë, viktimë e sulmit thekson Drejtoresha e DAR, ka rënë asistentja e saj.

“Dëshpërimi i atyre që nuk duan të shohin reformat e ndërmarra në arsimin parauniversitar ka arritur kulmin.Fatkeqësisht, edhe pse dështuan me adresën time të postës elektronike, viktimë e këtij sulmi ka rënë asistentja ime, të cilës me sa duket jo vetëm i është thyer fjalëkalimi, por llogaria i është përdorur edhe për qëllime të ulëta politike”.

Sipas Metanit nuk ka asnjë kërkesë nga institucioni që ajo drejton për tu informuar mbi bindjet politike të mësuesve në shkollat e Qarkut të Tiranës.

“Për ne, shkolla është e depolitizuar dhe siç treguam në zgjedhjet e fundit të qershorit, koha kur mësuesit përfshiheshin në fushata elektorale ka marrë fund.

Dëshiroj t’i kërkoje ndjesë çdo mëuesi që mund të jetë ofenduar profesionalisht nga akuzat e përcjella në media nga përfaqësues të partive politike. Koha kur mësuesit përdoreshin politikisht nga eprorët ka mbaruar, pasi kjo administratë është e vendosur për t’i mbajtur plotësisht të depolitizuara institucionet arsimore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat