Dorëzohen 4 pllakat prej bronzi të Monumentit të Pavarësisë

Shqipëria

Dorëzohen 4 pllakat prej bronzi të Monumentit të Pavarësisë

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 18:48

Katër pllakat prej bronzi të vjedhura nga Monumenti i Pavarësisë që ndodhet në afërsi të qendrës së kryeqytetit, janë dorëzuar sot në polici.

Mësohet se pllakat janë dorëzuar në Policinë Bashkiake. Ditën e djeshme Bashkia e Tiranës nisi punën për kthimin e identitetit të monumentit që ishte degraduar në një banjo publike.

Punonjësit do të rregullojnë pjesët e dëmtuara dhe do të fshijnë mbishkrimet në faqet e monumentit, brenda disa ditësh. Ata do të punojnë për të rregulluar pjesët e amortizuara, dhe restaurimi do të zgjasë disa ditë.

Jo më larg se dje, kryebashkiaku Erion Veliaj paralajmëroi të gjithë ata që vandalizojnë monumentet, se do të ketë procedime penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat