Sportisti i humbur në të vërtetë kërkonte azil në SHBA

Shqipëria

Sportisti i humbur në të vërtetë kërkonte azil në SHBA

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 16:17

Sportisti paralimpik shqiptar që u gjet sot pasi ishte deklaruar i humbur të shtunën mbrëma në Shtetet e Bashkuara, në të vërtetë kërkonte azil në këtë vend.

Mediet vendase raportuan se 44-vjeçari Andi Gusmari u gjet të dielën në mëngjes shëndoshë e mirë në Karolinën e Veriut pasi u shpall i zhdukur rreth orës 20:30 të së shtunës teksa ndiqte një festival në Universitetin e Karolinës së Jugut së bashku me trajnerin dhe pjesën tjetër të delegacionit shqiptar.

Por burime të afërta me sportistin bënë të ditur për “Shekullin Online” se në të vërtetë ai nuk ishte zhdukur, por ka kërkuar azil në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat