Policia e Shtetit parandalon ndërtimet pa leje, prerjen e pyjeve dhe lotaritë e palejuara

Shqipëria

Policia e Shtetit parandalon ndërtimet pa leje, prerjen e pyjeve dhe lotaritë e palejuara

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 15:18

Drejtoria e Policisë së Shtetit bën me dije nëpërmjet një njoftimi për mediat se gjatë javës së kaluar në të gjithë vendin strukturat e Policisë së Shtetit kanë intensifikuar punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme, konkretisht në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme, prerjen e paligjshme të pyjeve, si dhe organizimin e lotarive të palejuara.

Drejtoria e Policisë së Shtetit thekson se strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin kanë evidentuar 60 raste të ndërtimeve pa leje. Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 60 autorë, nga të cilët 7 autorë janë arrestuar në flagrancë, 46 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe 7 autorë janë shpallur në kërkim.

Po ashtu, Drejtoria e Policisë së Shtetit në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë javës së kaluar në të gjithë vendin ka evidentuar 9 raste me 10 autorë, nga këta 2 autorë janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 8 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Ndërsa në fushën e organizimit të lotarie të palejuara, Policia e Shtetit gjatë javës së kaluar ka evidentuar 10 raste me 11 autorë, të cilët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 10 makineri të lojrave të fatit e aksesorë të tjerë që shërbejnë për këtë qëllim.

Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimatrisë së pa ligjshme, thuhet në njoftimin për mediat të Drejtoria e Policisë së Shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat