Midhjet në rrezik nga temperaturat e larta në liqenin e Butrintit

Shqipëria

Midhjet në rrezik nga temperaturat e larta në liqenin e Butrintit

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 14:22

Temperaturat e larta të ujit në liqenin e Butrintit, po shkaktojnë një stres termik mbi midhjen që kultivohet aty duke shkaktuar dhe dëmtime të saj. Këto temperatura këto ditë arritën deri në 33 gradë celsius në ujin e e lagunës se Butrintit, ndërsa në ujërat detare që rrethojnë lagunën temperatura është afër 30 gradë.

Nisur edhe nga rritja e pritshme e mëtejshme e temperaturave në ditët që vijnë, si rrjedhojë e një anticikloni të gjerë në Mesdhe, Ministri i Bujqesisë, Edmond Panariti, urdhëroi marrjen e masave të menjëhershme për kontrollin e dëmtimeve tëmidhjeve në lagunë duke filluar sa më parë proçesin e zhvendosjes të midhjeve në zona më të freskëta ujore. Për këtë një grup nga Ministria e Bujqësisë dhe specialistë nga Instituti i Sigurisë Ushqimore, ndodhet në terren për të koordinuar me kultivuesit e midhjeve ndërhyrjet e emergjencës.

Ndërkohë strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe bordet e kullimit po garantojnë furnizimin normal të lagunës së Butrintit me ujin e Bistricës, për të freskuar sadopak temperaturat e ujit dhe garantuar edhe oksigjenimin e saj të qëndrueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat