Berisha: Rekordet e zi të Edi Ramës në 300 ditët e dyta të qeverisë Rama

Shqipëria

Berisha: Rekordet e zi të Edi Ramës në 300 ditët e dyta të qeverisë Rama

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 14:20

Arritjet e e 300 ditëve të dytë të qeverisjes të cilat kryeministri Edi Rama i bëri publik javën e kaluar për ish kryeministrin Berisha janë ‘rekordi i zi”.

Për Berishën 600 ditët janë “ditët e shkarjes prapa, rrënimit të standardeve të demokracisë dhe luftës së egër kundër institucioneve të pavarura”

Nga zyra e tij deputeti demokrat akuzoi Ramën se mbron deputetin Arben Ndoka të dënuar për trafik qëniesh njerëzore dhe akuzoi qeverinë se bllokoi marrëveshjen për dekriminalizimin
“Rekordi i zi i 300 ditëve të Edi Ramës është eksodi. Çfarë ndërtoi kjo qeveri në 600 ditë? Nuk realizoi asnjë nga premtimet e tij por të gjitha mashtrimet. Asgjë të ndërtuar përveç 3-4 shatërvanëve me nga 2. 5 milionë dollarë, ballonën dhe livadhin në kryeministri.

600 ditë nuk mjaftuan për të rindërtuar 15 km rrugë të rrugës Lushnje- Berat, fushë e tëra? Çdo qeveri me punë normale do e mbaronte brenda 4 muajve.”

Berisha akuzon Ramën se në bashkëpunim me kreun e INSTAT ka manipuluar shifrat

“Ekonomia është në pikiatë dhe Rama u paraqet qytetarëve sukseset imagjinare. Nuk ka asnjë të punësuar shtesë por ka blerje të sigurimeve. Përshembull një fshatar nuk ka paguar 10 vjet sigurime këto i këto hapje e rrugës së blerjes së viteve. Pra ai nuk është i punësuar por po investon për të marrë pension. Gjergj Filipi dhe Rama mashtruan në mënyrë më të paskrupullt” tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat