Tavolinë bashkëpunimi mes Ambasadoreve të Ballkanit Perendimor ne Uashington

Shqipëria

Tavolinë bashkëpunimi mes Ambasadoreve të Ballkanit Perendimor ne Uashington

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 21:37

Nisma e radhës e Ambasadës së Republikes se Shqiperise në Uashington ka qenë iniciimi i një tavoline pune me Ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor të akredituar në Uashington. Ambjentet e Ambasadës së Shqipërisë, këtë radhë kanë qënë mikëpritës të ambasadorëve në një mëngjes pune, si hapi i parë për krijimin e një tryeze të përbashkët në të cilën të diskutohen çështje të bashkëpunimit rajonal. Në takim ishte ftuar të merrte pjesë dhe Drejtori i Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit, z. Thomas Yazdgerdi.
Ambasadorja Floreta Faber propozoi gjatë takimit që kjo tavolinë të bëhet një traditë dhe një mjet i rëndësishëm për promovimin e objektivit të përbashkët të vendeve të BP për një bashkëpunim rajonal. Në kuadër të procesit të Berlinit, vendet e Ballkanit Perëndimor janë angazhuar në një përpjekje shumë pozitive të përbashkët. Qeveritë tashmë kanë rënë dakord të mbështesin nisma për ndërlidhjen e vendeve të rajonit nëpërmjet projekteve të infrastrukturës së transportit dhe energjisë, si edhe për bashkëpunim në fusha si rinia, shoqëria civile dhe qarqet akademike.
Gjatë takimit u ra dakord nga të gjithë që kjo përpjekje të gjejë një pasqyrim më të gjërë në aktivitete dhe takime ku të promovohet kjo frymë e re dhe nismat konkrete që e shoqërojnë, të promovohen vendet tona dhe potenciali i tyre ekonomik si një treg rajonal, si edhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta në fushën e turizmit.

Qëllimi parësor i kësaj pune të përbashkët, ruajtja dhe nxitja e dinamikës së zgjerimit të BE-së, duhet të mbajë të tërhequr edhe vemendjen e Uashingtonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat