Halimi fton ekspertët dhe juristët për të dhënë mendim

Shqipëria

Halimi fton ekspertët dhe juristët për të dhënë mendim

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 20:09

Anëtari demokrati Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Eduart Halimi apelon çdo ekspert apo jurist që të japë opinionin e tij për këtë reformë.
Përmes një statusi në Facebook, Halimi i fton të gjithë ata që mund të japin kontribut për këtë çështje e për ta konsideruar veten të paktën një ditë deputet i Shqipërisë dhe të japin kontributin e tyre.
Në kuadër të përgatitjes së platformës së demokratëve për këtë çështje, Halimi shkruan:
“Secili prej jush që mendon se mund të kontribuojë në këtë proces, të japë opinionin e vet, sugjerimin e tij konkret për këtë reformë të rëndësishme, apo duke e menduar veten e tij një ditë deputet të Kuvendit mund të më shkruajë adresën e emial-it”.
Duke e konsideruar shumë të rëndësishme finalizmin e një reformë të tillë, Halimi shkruan se kushdo që kërkon të japë impakt ta japë tani, këtu ose në çdo tryezë, forum apo takim konsultues.
“Heshtja dhe qëndrimi pasiv, nuk ndihmon askënd, për një proces kaq të rëndësishëm për të ardhmen europiane të vendit”, mbyll apelin e tij deputeti demokrat.

"Te dashur miq, kolege juriste te rinj apo me pervoje te gjate, avokate, gjyqtare, prokurore, notere, permbarues, eksperte te te drejtave te njeriut e studente.
Partia Demokratike po pergatit platformen e saj te plote te reformes ne drejtesi.
Secili prej jush qe mendon se mund te kontribuoje ne kete proces, te jape opinionin e vet, sugjerimin e tij konkret per kete reforme te rendesishme, apo duke e menduar veten e tij nje dite deputet te Kuvendit mund te me shkruaje ne kete adrese, ne email: [email protected] ne numrin tim te telefonit me sms, apo whatsapp: +355692082006.
Mendojeni veten nje dite deputet sikur te ishit ne vendin tim dhe me shkruani per reformen.
Eshte kaq e rendesishme qe kushdo qe kerkon te jape impakt ta jape tani, ketu ose ne cdo tryeze, forum apo takim konsultues. Heshtja dhe qendrimi pasiv, nuk ndihmon askend, per nje proces kaq te rendesishem per te ardhmen europiane te vendit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat