OSHEE lë 3 mijë biznese debitore, pa energji

Shqipëria

OSHEE lë 3 mijë biznese debitore, pa energji

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 19:29

Rreth 3 mijë biznese që operojnë në bregdetin shqiptar, kanë mbetur pa energji për shkak se rezultojnë debitore ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. OSHEE paralajmëron se nuk do të ketë asnjë tolerim.

Drejtori i raportimit në këtë institucion, Klevis Jahaj deklaron se aktualisht është realizuar kontrolli i rreth 60% të subjekteve:

“Rreth 60% e debitorëve janë të kontrolluara dhe për 3 mijë prej tyre janë marrë masa”.

Porsa u përket ndërprerjeve të energjisë elektrike në gjithë vendin, Jahjaj thotë se ato kanë ardhur si pasojë e mbingarkesës së rrjetit e lidhur kjo me temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat