Veliaj: Bashkia në prag falimenti ka para vetëm për rrogat

Shqipëria

Veliaj: Bashkia në prag falimenti ka para vetëm për rrogat

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 18:57

Kreu i ri i Bashkisë së kryeqytetit ka deklaruar gjatë inspektimeve të punimeve për riparimin e Monumentit të Pavarësisë se Bashkia e Tiranës është në një gjendje të rëndë ekonomike, duke pasur para për rroga, e shumë pak mundësi për restaurimin e veprave të dëmtuara.

"I kemi pezulluar pushimet e Gushtit, e papranueshme që Bashkia të pushojë kur ka pushuar për 4 vite. Do të fillojmë një aksion kundër vandalizmit të qytetit tonë. Kush ka vendosur të jetojë në tiranë duhet të kuptojë se nuk mund të urinohet në vepra të tilla. Do të fillojmë punën që të gjitha monumente të jenë gati për festat e nëntorit. Sjellja prej 3-vjeçarësh ku ne duhet t’i mësojmë qytetarët ku bëhet cici dhe kaka. Do të procedohet penalisht kushdo që heq një tullë nga ura për të urinuar, apo dëmton monumente. Mungojnë 700 ton bronx të vjedhura. Bashkia në prag falimenti, ka para të paguaj për zëvendësimin e veprave të dëmtuara. Aksion Masiv në 06:30 i shpallim luftë zhulit. Të sigurohemi që luftën me zhulin e fiton qyteti dhe jo plehrat. Secili duhet të bëjë detyrën e vet. Disa qytetarë nuk mund ët prishin atë çfarë është bërë me taksat e qytetarëve të Tiranës".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat