“Turizmi shqiptar nuk të ofron asgjë!”

Shqipëria

“Turizmi shqiptar nuk të ofron asgjë!”

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 18:36

Dritan Hila, publicisti i njohur dhe ish-zv/ministër në qeverinë Rama ka kritikuar kushtet e vendeve bregdetare të jugut të Shqipërisë.

Sipas tij nuk ekzistojnë kushtet minimale për turistët.

Ja çfarë shkruan ai:

“2 Gusht i vitit 2015. Në Tiranë tek zona e ish-restorant “Shushica”, nuk ka ujë. Në Durrës tek zona e restorant “Arragosta”, nuk ka ujë. Në Vlorë falë zotit, jemi stabilizuar me oraret dhe mbushim legenat.

Në Himarë tensioni ishte 140 volt.

Këto janë vende që i kam prekur vetë, se mund te ketë edhe më shumë.

Duhen lajmëruar turistët që të marrin bidona me ujë me vete, elektrike dore dhe ilaçe kundër diarresë.

Për djathë e domate mendon katundari. Për të tjerat, vrafshin veten”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat