Si ndahen administratorët mes PS dhe LSI, PDIU-FRD jashtë (Foto)

Shqipëria

Si ndahen administratorët mes PS dhe LSI, PDIU-FRD jashtë (Foto)

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 17:51

Veliaj ka zgjedhur që shumicën e njësive ta drejtojnë gratë, ndërsa ish-Komunat do menaxhohen kryesisht nga burra.

Erion Veliaj do të drejtojë Bashkinë e re të Tiranës duke u mbështetur në një ekip të ri administratorësh.

Vetëm dy ish-kryetarë Komunash janë rikonfimuar, duke u emëruar si administratorë, ndërsa 22 emrat e tjerë janë të rinj.

Veliaj duket se ka vlerësuar punën e kreut të komunës Dajt, Kujtim Qefalia, vëllai i deputetit socialist Xhemal Qefalia, i cili mbylli dy mandate dhe u emërua një ditë më parë në detyrën e administratorit.

Edhe kreu i komunës Vaqarr, Gentian Myrtaj është rikonfimuar në këtë detyrë.

Ndërkohë sa i përket ish- Komunave të tjera, janë zgjedhur kryesisht të rinj që kanë qenë pjesë e FRESH.

Sokol Kupi, kryetar i FRESH-it për Petrelën do të mbajë postin e administratorit, sikurse Besmir Kola në Pezë, Alfred Brahja në Krrabë, Ilir Bermeta në Baldushk, që ka drejtuar Asamblenë e PS dhe Genc Sita në Zall-Bastar.

Sa i përket 11 njësive bashkiake, 6 prej tyre do të drejtohen nga zonja, 2 prej të cilave mësuese, përkatësisht njësia 3 nga Ergesta Ninka dhe 4 nga Lirika Kasa.

Njësia numër 1 e drejtuar dikur nga Ministrja Lindita Nikolla, i është besuar Trendelina Jakut, inxhiniere kimike.

Njësia 5 i është besuar Violeta Kikës me një eksperiencë të gjatë në sektorin publik, njësia 6 juristit Adriatik Merko, ndërsa 7 Gjinovefa Kadrias e cila ka mbajtur deri më tani postin e nën/kryetares në këtë njëso.

Njësia 9 do drejtohet nga Adelina Albahimi, 10 nga Arianit Hamitit dhe 11 e drejtuar deri më tani nga e djathta, kalon nën drejtimin e Gentian Arapit të LSI.

Të gjithë administratoret e Tiranës vijnë nga PS dhe LSI duke lënë kështu jashtë, PDIU dhe FRD.

6 administratorë, përkatësisht njësia 2, 8 dhe 11 dhe ish-komunat Farkë, Berzhitë dhe Zall-Herr i janë lënë LSI, ndërsa të tjerat do administrohen nga PS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat