Veliaj nis punën për rikthimin e shkëlqimit të Monumentit të Pavarësisë

Shqipëria

Veliaj nis punën për rikthimin e shkëlqimit të Monumentit të Pavarësisë

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 12:23

Bashkia e Tiranës ndërmerr hapat për t’i rikthyer identitetin Monumentit të Pavarësisë.

Mëngjesin e sotëm, 2 gusht 2015, punonjës të Bashkisë kanë nisur punën në terren me qëllim ndalimin e degradimit të këtij monumenti, i cili u kthye në epiqendër të hajdutëve të skrapit dhe herë- herë në banjo publike.

Punonjësit e Bashkisë do punojnë për të rregulluar pjesët e amortizuara dhe për të fshirë mbishkrimet.

Vendimi u mor dje dhe sot nisi puna.

Restaurimi do të zgjasë disa ditë.

Vetë kryetari i bashkisë, Erion Veliaj do të jetë i pranishëm pasditen e sotme për të ndjekur mbarëvajtjen e punës.

Monumenti i vendosur në qendër të Tiranës me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë ka pësuar dëmtime të mëdha brenda 3 vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat