Java që vjen do shënojë temperatura rekord

Shqipëria

Java që vjen do shënojë temperatura rekord

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 12:15

Rikthehet i nxehti afrikan në Ballkan.

Java e parë e gushtit do të shënojë një rritje të temperaturave në vendin tonë dhe në një pjesë të mirë të Ballkanit.

Sipas “Meteoalb” duke filluar nga dita e sotme temperaturat do të ngrihen me 2 deri në 3 gradë.

Në disa qytete të vendit në Berat, Përmet dhe Çorovodë termometri do të shënojë 40 gradë.

Temperatuaret do të ulen disi në mesin e kësaj jave për t’u ngrituar përsëri në datat 6 dhe 7 gusht, që përkon me fundjavën që vjen.

Duhet patur parasysh se këto temperatuara në diell ndihen deri në 5 gradë më shumë, që do të thotë se në disa qytete të vendit temperatura në diell do të ndjehet deri në 45 gradë.

Këshillohet që të moshuarit dhe fëmijët të mos ekspozohen në diell në orët më të nxehta të ditës, nga ora 13:00 deri në orën 16:00.

Temperaturat do të fillojnë të ulen për t’u rikthyer në vlerat normale të stines pas datës 15 gusht, kur pritet të largohet edhe i nxehti afrikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat