Berisha kritikon qeverisjen e Rames

Shqipëria

Berisha kritikon qeverisjen e Rames

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 21:04

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, njëherësh deputet i Kuvendit të Shqipërisë, nuk ka të ndalur me akuzat kundrejt rivalit të tij Edi Rames.

Berisha përmes një postimi në statusin e tij të “Facebook” , ka kritikuar rëndë qeverisjen 600 ditësh të Rames.

Ai ka thënë se qeverisja e kryeministrit Rama është dështuese, madje Berisha e quan edhe piktorë dështak kryeministrin Rama.

Statusi i plotë:

Te dashur miq, keto dite u bene 600 dite te qeverisjes se piktorit deshtak dhe ne keto dy vite qeveria e tij ngriu rrogat. Ai, nje muaj me pare rriti me 1 milion lek ne muaj vetem rrogen e vete, te ministrave dhe suites se tyre dhe nuk ka rritur ne dy vjet asnje qindarke pagen minimale e as rrogat e punonjesve te tjere. Perkundrazi, per efekt te inflacionit ne pergjithesi dhe rritjes keto dy vite te marra se bashku, me 12-15% te cmimit te mallrave te perdorimit te perditshem, qe zene dhe peshen me te madhe ne shpenzimet mujore te familjeve, sot çdo i punesuar ne shtet apo privat merr 12% me pak apo blene me rrogen e tij 12% me pak se sa dy vite me pare.

Natyrisht goditjen me te rende nga kjo politike e deshtuar dhe çnjerezore, te cilen ka aplikuar keto dy vite piktori deshtak, e kane marre mbi 300 mije punonjes te sektorit publik dhe privat me rroga mujore nen 30 mije lek.

Po rikujtoj ketu se me politiken e taksave te ulta dhe luften kunder korrupsionit, ne 600 ditet e para te qeverisjes se meparshme rritja e te ardhurave beri te mundur qe ne vitin 2007 rrogat te rriten me nje mesatare prej 17%. Bllokimi i rrogave te qytetareve te punesuar do te thote: perpara drejt varferise.

Vetem revolucioni demokratik do shpetoje shqiptaret nga nga renie e lire ne varferi dhe mjerim! Sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat