Edhe ato "Made in Albania", Dekreti i Putin: Shkatërrim në kufi produkteve që vinë nga Perëndimi

Shqipëria

Edhe ato "Made in Albania", Dekreti i Putin: Shkatërrim në kufi produkteve që vinë nga Perëndimi

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 20:07

Rusia ka marrë një tjetër vendim për tu hakmarrë ndaj sanksioneve të Perëndimit, pjesë e së cilave është edhe Shëqipëria. Me një dekret të presidentit Putin, Moska ka vendosur të shkatërrojë në kufi produktet ushqimore që vijnë nga vendet Perëndimore. Ministria jonë e Bujqësisë thotë se nuk ka një njoftim zyrtar por konsideron se eksportet me Rusinë janë në nivele të ulëta.
Presidenti Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret, ku ka urdhëruar “shkatërrimin” e të gjitha ushqimeve që vijnë në Rusi nga vendet perëndimore.
Ndalimi i importit për produktet bujqësore dhe jo vetëm është pjesë e sanksioneve të filluara në vitin 2014, në përgjigje të sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë për implikimin e saj në krizë ukrainase.
Mes vendeve të prekura nga sanksionet ruse, por që edhe ka miratuar sanksionet e Bashkimit Europian për Rusinë, është edhe vendi ynë.
Urdhri do të hyjë në fuqi në 6 gusht. Sipas dekretetit të bërë publik nga “Moscow Times”, të gjitha ushqimet bujqësore që vijnë nga shtete që kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Federatës ruse do të shkatërrohen dhe nuk do të kthehen mbrapsht në kufi, siç është bërë deri tani.
Ky vendim dhe vendosja e sanksioneve ruse për vendet perëndimore nuk kanë prekur vetëm Rusinë, e cila një pjesë të madhe të produkteve bujqësore e siguron nga importi, por edhe shumë vende europiane.
Fermerët francezë kanë protestuar për çmimet e padrejta në treg që prej fillimit të korrikut dhe një pjesë e madhe e ketij problemi është shkaktuar nga zhdukja e tregut rus për djathrat francezë.
Dekreti nuk ka të bëjë vetëm me sasi të vogla ushqimi, ku edhe konsumi personal është testuar pasi rusët shpesh janë kapur duke kontrabanduar sasi djathi apo mallra të tjera.
Megjithatë problem është tregu i zi, i krijuar me shpejtësi të madhe për tregtimin dhe kontabandimin e këtyre produkteve.
Dekreti i Putinit është në vazhdimësi të politikave të Rusisë në muajt e fundit kundër sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian ndaj Moskës për rolin e saj në betejen e përgjakshme të lindjes së Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat