BSH: Kreditimi në ekonomi bie 1.3 % në qershor

Shqipëria

BSH: Kreditimi në ekonomi bie 1.3 % në qershor

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 18:56

Financimi i eknomisë nga bankat nuk po arrin të ngrejë krye pavarëesisht përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë për të bërë sa me të lirë një kredi.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës, huaja ka shënuar një tjetër rënie të fortë në qershor. Stoku i huasë për ekonominë arriti në 552.4 miliardë lekë. Krahasuar me një muaj më parë ajo u tkurr me 7.4 miliardë lekë, ose 1.3% . Ky është niveli i ulët i vlerës së prej gushtit të vitit të kaluar, ndërsa krahasuar me qershorin e 2014-ësë, huaja shënoi një rritje të lehtë rrth 0.7%.
Në një vrojtim të saj për kredinë, Banka e Shqipëri pati theksuar se pavarësisht lehtesimit të kushteve, bizneset e individët nuk janë të interesuar për të marrë hua.
Nga ana tjetër, vetë bankat nuk po arrijnë të fokusohen tek kreditimi, për sa kohë nuk kanë zgjidhur çështjet e kredive me problem./abc

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat