Ligji i ri i turizmit, Topuzi: Ja çfarë i mungon ligjit

Shqipëria

Ligji i ri i turizmit, Topuzi: Ja çfarë i mungon ligjit

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 15:26

Operatorët turistikë, bizneset hoteliere dhe gjithë shoqatat e ndryshme që operojnë në fushën e turizmit në Shqipëri nuk janë fort të kënaqur me ligjin e ri të turizmit që kaloi pak ditë më parë në Parlament. Ata thonë se ligji u miratua shpejt e shpejtdhe nuk përfshiu të gjitha kërkesat e grupeve të interesit, ndaj dhe kërkojnë amendime në sesionin e ri parlamentar.

Megjithatë,e rëndësishme këtë radhë ishte fakti se gjithë Parlamenti, të gjithë politikanët ishin në një mendje që turizmi është një industri e rëndësishme dhe Shqipëria nuk ka bërë atë që duhet ose më mirë politika ka penguar zhvillimin e turizmit me mosveprimin apo veprimet e tyre.

Kështu shprehet në një intervistë për Kosovapress, Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit në Shqipëri.

"Për të pasur një ligj për turizmin, 4 kanë qenë pikat kryesore, në të cilat është mbështetur kërkesa e grupit të interesit. Kanë qenë rregullimi i tregut sepse ligji i vjetër ka lënë një turizëm të zhvilluar në mënyrë kaotike. Sigurisht standardet dhe rritja e cilësisë, kategorizimi i bizneseve të turizmit dhe mbrojtja e konsumatorit që lidhet me gjithë problematikat e tjera, pra përderi sa i gjithë rajoni është i zhvilluar, i standardizuar dhe Shqipëria përfshihet në paketat turistike të përbashkëta nuk shkon që vetëm Shqipëria të mbetet mbrapa, dhe futja e gati 70 %, 80 % të industrisë së akomodimit që përbëhet nga apartamente dhe vila, në sistemin e certifikimit siç është në të gjithë rajonin. Kjo nuk u arrit dhe ne shpresojmë që ndoshta me akte nënligjore ose me amendament të bëhet. Pra nuk jemi shumë të kënaqur sepse nuk u përfshin të gjitha kërkesat dhe ndoshta qeveria u nxitua ta nxjerrë këtë ligj para sezonit. Shpresojmë që po them që deri në muajt shtator-tetor të bëhen amendamente dhe aktet në ligjore," tha Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit në Shqipëri.

Shqetësimi i tyre i kahershëm mbetet TVSH e lartë në turizëm, ku të gjithë vendet e rajonit e kanë TVSH nga 5 deri në 7 % ndërsa Shqipëria e ka 20 %. Ulja e TVSH-së, thotëTopuzii është kërkuar qeverisë sonë edhe n ga BE.

"Që turizmi të bëhet strategjik duhet të ketë një ligj të mirë, duhet të ketë dhe politika fiskale, po përgatitet dhe një paketë fiskale për 2016-ën, që të treja bashkë mund të bëjnë që turizmi të bëhet industri i rëndësishme në Shqipëri; i rëndësishëm për Ballkanin; për vendet e Mesdheut por dhe për gjithë Evropën, gati mbi 540 milionë turistë, mbi gjysma e turistëve në botë lëvizin nëpër Evropë. Ballkani është kthyer në një pjesë të rëndësishme të turizmit falë edhe krizës rajonale, shumë faktorëve të rëndësishëm; që të bëhet prioritet janë dhe disa faktorë të tjerë, sigurisht që ky është një ligj i mirë , por duhen dhe paketat fiskale të cilat favorizojnë turizmin, dhe këto nuk është se po shpiken në Shqipëri, gjithë rajoni i ka implementuar. TVSH rekomandohet nga BE për turizmin nga 5 deri në 15 %, sepse turizmi është eksport dhe duhet ta ketë TVSH-në zero. Gjithë rajoni e ka mesataren 7 %, vetëm Shqipëria e ka 20 % . Maqedonia e ka 5 %, Greqia 5.6 %, Mal i ZI e ka 7 %," tha më tej Zak Topuzi.

Veç të tjerash ajo që mbetet problem në Shqipëri është kufizimi i turizmit, që tek ne përkufizohet vetëm si turizëm i rërës dhe detit, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit kanë krijuar një turizëm gjithëvjetor me 120 deri në 365 ditë.

"Njerëzit sot nuk kërkojnë vetëm turizmin e detit dhe rërës. Shqipëria falë politikave të gabuara që ka ndjekur gjatë 25 vjetëve ka një turizëm sezonal, të kufizuar, i cili sipas raporteve teknike është diku te 45 ditë deri në 60 ditë, ndërkohë që rajonie ka mbi 120 ditë dhe turizmi fillon që nga maji e deri në tetor me intesitet dhe pastaj vazhdon gradualisht. Ka vende të raj onit ose qytete të rajonit që turizmin e kanë 365 ditë dhe e kanë burimin, kryesor të të ardhurave. Shpresojmë që masat që po merr qeveria të synojnë që me të vërtetë këtë radhë turizmi të kthehen në një motorr të industrisë në Shqipëri," tha Zak Topuzi.

Investimet në turizmin shqiptar deri tani nuk janë bërë në mënyrën e duhur, ndërsa investimet e reja shihen me rrisk, për shkak të problemeve të pronësisë apo të mungesës së një strategjie apo masterplani të përgjithshëm që rregullon dhe përcakton qartë se cilat do jenë zonat prefernciale dhe ndarjet për llojet e turizmit.

"Shqipëria është pothuajse 70 % e paprekur dhe fakti që nuk ndërtohen qoftë hotele, qoftë resorte tregon që është një industri e penalizuar, për të vetmen arsye që është një industri me risk. Kryesisht industria turistike, gati 70 % të inves timeve i përbëjnë hoteletdhe resortet dhe këto janë investime që në fund të fundit kanë një rrisk, dhe rrisku është qoftë politik, qoftë klima ekonomike. Ka një amortizim shumë të madh, ka vetshlyerje shumë të gjatëdhe sigurisht që do stimul nga shteti në mënyrë që; pra duke sjellë turistë, në mënyrë që ti të futësh në punë grupin tjetër, duke stimuluar ata që investojnë në këtë sektor, dhe një nga problemet kryesore është problemi i pronësisë së tokës që pengon investimete rëndësishme , një problem tjetër është strategjia, e cila është një strategji afatgjatë," tha më tej Zak Topuzi.

Vitet e fundit ka ndryshuar edhe tipologjia dhe gjeografia e turistëve që vijnë në Shqipëri, nëse më herët kishim kryesisht turistë nga Kosova dhe shqiptarë të tjerë nga rajoni, tani kemi edhe shumë kërkesa nga Evropa lindore, polakë; çekë; hungarezë etj.

"Kryesisht gati 80 % e turistëve që paka shumë mund të ndahet 40 % nga Kosova dhe 40 % janë nga rajoni me origjinë shqiptare por dhe refugjatët, kurse rreth 20 % përbëjnë turistët e huaj që janë nga e gjithë bota. Ka filluar të ndryshojë gjeografia e turistëve sivjet kemi kontrata të forta me pjesën lindore pra bëhet fjalë për çekët; hungarezët; polakët që kanë filluar të lëvizin përveç një intesiteti të madh dhe të turistëve të tjerë të cilët kryesisht janë të moshave të treta dhe zgjatin periudhën e turizmit nga muaji maj deri në muajin tetor dhe kryesisht janë turistët e kulturës. Por thamë që Shqipërisë i mungon një infrastrukturë për t'iu përgjigjur. Pra nuk bëhet fjalë për një turizëm 45 ditë apo 2 muajbëhet fjalë për shtrirjen e turistëve sepse turizmi kërkon njerëz që e njohin shërbimin; kanë bërë shkollë; bëjnë trajnime; apo kurse dhe këta njerëz sigurisht që duhet të rikthehen prapë; pra nuk mund të përgatitësh vitin tjetër; vit pas viti sepse ës htë kosto por është edhe problem sigurisht," thamë tej Zak Topuzi.

Duhet kohë që turizmi në Shqipëri të kthehet në një industri të vërtetë dhe gjatë kësaj kohe duhen marra masa për ta zhvilluar këtë industri, duke filluar që nga edukimi në shkolla i të rinjve, për të mësuar që t’i trajtojmë turistët si njerëz që vijnë për të siguruar të ardhura dhe jo thjesht si kalimtarë të një vere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat