Tirana pa ujë

Shqipëria

Tirana pa ujë

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 13:39

Për shkak të një defekti në nënstacionin e pompimit, disa lagje kanë mbetur pa ujë në kryeqytet. Bëhet fjalë për një avari teknike në nënstacionin e pompimit të Bërxullës, duke lënë pa furnizim me ujë disa lagje të Tiranës.

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve e kryeqytetit njoftoi se për shkak të një defekti elektrik në këtë stacion, pa ujë kanë mbetur zonat Yzberish, rruga “3 Dëshmorët” dhe ajo e njohur si Unaza e Re.

UKT njofton se grupet e punës të OSHEE-së janë në vendin e ngjarjes, duke punuar për riparimin e defektit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat