Trafik i rënduar në Fier, Lezhë dhe Vlorë

Shqipëria

Trafik i rënduar në Fier, Lezhë dhe Vlorë

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 10:19

Disa akse rrugore janë përballur ditën e sotme me trafikun e rënduar. Situata paraqitet kritike në unazën e qytetit të Fierit, ku për më shumë se dy orë është bllokuar nga trafiku.

Fluksi i madh i pushuesve, të cilët rendin drejt jugut është bërë shkak i bllokimit të rrugës. Në këtë zonë nuk ka asnjë efektiv të policisë që të mbikëqyrë situatën.

Ndërkohë, problematike paraqitet situata edhe në aksin Laç-Lezhë-Shëngjin. Në këtë aks, policia ka vendosur 12 patrulla për të normalizuar qarkullimin e automjeteve.

Nga porti i Vlorës sot kanë hyrë 1300 pasagjerë dhe 250 mjete, duke bërë të vështirë qarkullimin. Trafiku paraqitet më i rënduar nga zona e Skelës tek Uji i Ftohtë. Forcat e policisë po monitorojnë fluksin e lëvizjen në këtë aks.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat