SOS edhe në Mirditë, riaktivizohet zjarri në Gur të Spaçit, 6 banesa në rrezik

Shqipëria

SOS edhe në Mirditë, riaktivizohet zjarri në Gur të Spaçit, 6 banesa në rrezik

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 20:55

Riaktivizohet zjarri i rënë prej ditës së djeshme në Gur të Spaçit në Mirditë. Mësohet se zjarri i është afruar shumë banesave, ku 6 prej tyre rrezikohen seriozisht.
Në luftë me flakët janë zjarrëfikëset e Mirditës, të cilët janë përqëndruar kryesisht në parandalimin e zjarrit drejt banesave.
Banorët e kësaj zone apelojnë për ndihmë, pasi ndihen të rrezikuar për pronën dhe jetën e tyre.
Ata bëjnë me dije se deri tani flakët kanë shkrumbuar rreth 30 hektarë pyje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat