Veliaj emëron drejtorin e ri të Policisë Bashkiake

Shqipëria

Veliaj emëron drejtorin e ri të Policisë Bashkiake

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 20:22

Është emëruar sot Drejtori i ri i Policisë Bashkiake të Tiranës. Këtë post do ta mbajë Ermal Kapllani, i cili ka marrë firmën e kryebashkiakut të ri, duke zëvendësuar Vullnet Topallin.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zyrtarizoi sot emërimin e drejtuesit të një institucioni, për të cilin pati premtuar në fushatë se do t'i ndryshonte imazhin.

Kapllani ka mbaruar Akademinë e Lartë të Policisë në vitin 2000 me rezultate të shkëlqyera dhe prej 15 vitesh ka mbajtur detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit. Kapllani do të lërë Policinë e Shtetit, ku ka shërbyer për 15 vite me radhë si drejtues. Së fundmi, ai ka shërbyer si zëvendësdrejtor në Policinë e Qarkut të Korçës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat