Vijon hetimi i pasurisë së dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku

Shqipëria

Vijon hetimi i pasurisë së dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 19:40

Prokuroria e përgjithshme pavarësishtë regjistirmit të procedimit penal ndaj dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku për hetimin pasuror, vazhdon të jetë në fazën e verifikimeve paraprake.

ABC News raporton se hetuesit e çështjes po vazhdojnë me grubullimin dhe sekuestrimin e materialeve e provave nga institucionet e ndryshme në vend, si banka, QKR, hipoteka, tatime apo edhe nga deklaratat e pasurisë së dy deputetëve Doshi dhe Frroku dorëzuar në ILDKPKI ndër vite.

Hetuesit thanë se për këtë fakt, hetimi pasuror ndaj tyre do të vazhdoi edhe për muaj në vazhdim për shkak të volumit të madh të të dhënave për pasurit e tyre.
Deputeti Doshi dhe Frroku janë kallëzuar nga institucioni i ILDKPKI-së për fshehje dhe mos deklarim të të ardhurave të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat