Ish-zv/ministri socialist-Veliajt: Lëri shfaqjet dhe shtroju punës

Shqipëria

Ish-zv/ministri socialist-Veliajt: Lëri shfaqjet dhe shtroju punës

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 18:59

Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u fotografua ditën e sotme duke shkuar me urban në punë.

Lidhur me këtë ka pasur shumë reagime.

Një prej tyre ka ardhur edhe nga ish-zv/ministri i Mbrojtjes Dritan Hila.

“Shkove ne pune me autobus Erion!? Dhe ta kisha friken se nuk rrije dot larg lejfenizmave.

Dhe ta kisha friken se nuk i rrije dot larg ketyre “xuqeve” siç kumarxhiu-bixhozit, duhanxhiu-duhanit, mashtruesi-viktimes. Por ty nuk te duam te na hypesh ne autobuz, prandaj te paguajme makine dhe shofer.

Se po ta kesh seriozisht punen e autobuzeve, duhet te shesesh makinen dhe kalosh nje linje autobuzesh nga Kodra e Diellit. Por nuk ta duam kete.

Shtrengoju punes mik, dhe leri shfaqjet. Te kemi zgjedhur te besh pune dhe jo te na mbash me hajgare. Ta them si mik se e di qe ke talent per show dhe per pune.

Per te paren duhet te kerkoje postin e drejtorit te estrades. Por kerkove te dyten, dhe ta dhame. Shtrengoju punes djale”, shkruan Hila në FB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat