Lirohet nipi i Bitrajt, bëri 1.5 vite burg për moskallëzim

Shqipëria

Lirohet nipi i Bitrajt, bëri 1.5 vite burg për moskallëzim

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 17:25

Nipi i Ardian Bitrajt, Klevis Bejtaj, lirohet pas kreu 1 vit e 6 muaj burg. Bejtaj u prangos bashkë me dajën e tij, i cili është i dyshuari kryesor për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë dhe arkave të kursimit. Gjatë hetimit dhe procesit gjyqësor akuza ndaj tij u rrëzua, duke u dënuar vetëm për moskallëzim krimi.

Në provat e hetuesve Klevis Bejtaj ishte përfshirë në vjedhjen e bankës, pasi priste dajën e tij çdo herë që dilte me para në trup në derën e thesarit, por kjo nuk bindi gjykatën të linte në fuqi akuzën e parë.

Aktualisht ndryshimi i akuzës për të është apeluar, por Gjykata e Apelit ende nuk ka dhënë asnjë vendim. Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia qëndrojnë pas hekurave, të akuzuar për vjedhjen e 713 milion lekëve nga thesari i shtetit, ndërsa 17 të arrestuarit e tjerë për këtë ngjarje fituan lirinë brenda këtyre dy viteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat