Shpëtim Gjika e pret me lule pasardhësin e tij Dritan Leli (Foto)

Shqipëria

Shpëtim Gjika e pret me lule pasardhësin e tij Dritan Leli (Foto)

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 16:48

Ish-kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i ka uruar në një mënyrë të veçantë mirëseardhjen kryetarit të sapo zgjedhur të bashkisë së këtij qyteti, Dritan Leli.

Në tavolinën e tij të punës, Gjika i ka lënë një buqetë me lule pasardhësit të tij me një dedikim dhe shiritin kuqezi të kryebashkiakut.

Në letër i ka kujtuar edhe faktin se ai ka qenë për tre mandate kryetar i Bashkisë së Vlorës. Gjika ka qenë nën hetim nga prokuroria i akuzuar për shpërdorim detyre për disa leje ndërtimi të dhëna në Vlorë, por gjykata e ka shpallur të pafajshëm.

Partia Socialiste nuk e kandidoi për një mandat të katërt, duke zgjedhur mjekun Dritan Leli, i cili fitoi përballë kundërshtarit të tij të Partisë Demokratike, Deromemaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat