Dekriminalizimi, ambasadori Lu takon Bashën në PD

Shqipëria

Dekriminalizimi, ambasadori Lu takon Bashën në PD

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 13:18

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, priti sot në një takim ambasadorin amerikan, Donald Lu dhe zv/ambasadorin, Henry Jardine.

Takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura mes Bashës dhe ambasadorit Lu zgjati rreth 45 minuta. Ambasadori amerikan mbërriti në selinë blu në orë 11:15 dhe doli prej andej në orën 12:00.

Tema e diskutimit midis tyre ka qenë dekriminalizimi i institucioneve, një çështje kjo mjaft e diskutuar së fundmi në politikën shqiptare. Për këtë kreu i opozitës, Lulzim Basha, pasditen e djeshme në një konferencë për shtyp tha se, dekriminalizimi do bëhet me mbështetjen e ndërkombëtarëve veçanërisht të SHBA-ve.

Një çështje tjetër, që u diskutuar në takimin e Bashës me ambasadorin dhe zv/ambasadorin amerikan, ishte edhe raporti i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi trafikimin e qenieve njerëzore në vendin tonë, në të cilin thuhet se në Parlamentin shqiptar ka persona të përfshirë në këtë trafik. Në takim bëhet e ditur se është folur edhe për emra konkrete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat