Platforma e PD-së: Test droge për zyrtarët e lartë, do u verifikohen gjurmët e gishtave

Shqipëria

Platforma e PD-së: Test droge për zyrtarët e lartë, do u verifikohen gjurmët e gishtave

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 13:17

Platforma e dekriminalizimit që prezantoi sot Partia Demokratike parashikon që personat me rekorde kriminale që përdorin identitet të dyfishtë të mos futen në parlament. Gjithashtu propozohet dhe testi i drogës për zyrtarët e lartë.

Nga selia e PD-së, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, kreu i komisionit ad-hoc për dekriminalizimin prezantoi ndryshimet kushtetuese ligjore që opozita propozon për të ndaluar çdo të inkriminuar të mbajnë funksione publike apo të jenë në Parlament.

Propozimet e PD-se

-Ndërprerjen e menjëhershme të mandateve të deputetëve dhe zyrtarëve me të shkuar kriminale në Shqipëri apo jashtë saj dhe ndalimin e zgjedhjes së këtyre personave në të ardhmen.

-PD propozon që ndalimet kushtetuese apo ligjore të përfshijnë persona që kanë llogari të hapur me drejtësinë e vendeve të tjera.

-Do ndalohen të kandidojnë apo të mbajnë funksione publike të gjithë personat që janë në proces hetimi apo gjykimi në vendet e BE-së apo në shtetet e tjera në lidhje me kryerjen e krimeve të rënda.

-Paketa e dispozitave garanton që personat me rekorde kriminale që përdorin identitetit të dyfishtë të mos futen në parlament apo në organet e tjera të pushtetit për këtë do verifikohen shenjat e gishtërinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat