Prokurori Adriatik Llalla tek Nishani, takimi s’ishte njoftuar për mediat

Shqipëria

Prokurori Adriatik Llalla tek Nishani, takimi s’ishte njoftuar për mediat

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 13:15

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka zhvilluar sot një takim me presidentin Bujar Nishani. Takimi ka ndodhur pak pas mesditës në presidencë dhe nuk ishte i njoftuar për mediat.

Nuk dihet ende se për çfarë temash kanë diskutuar dy zyrtarët e lartë, gjatë takimit që ka zgjatur disa minuta.

Takimi vjen në kohën kur debati politik në vend është përqednruar tek cështjet e dekriminalizimit dhe pak ditë pas raportit të departamentit amerikan të shtetit për trafikun njerëzor, ku Shqipëria u cilësua një vend origjine dhe burimi për trafikun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat