Presidenti Nishani priti në presidencë ministren Nikolla

Shqipëria

Presidenti Nishani priti në presidencë ministren Nikolla

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 13:12

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka pritur paraditen e sotme ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.

Reforma për Arsim e Lartë ishte në fokus të takimit të kreut të shtetit dhe ministres, e kontestuar nga opozita dhe qarqet universitare. Takimi që u zhvillua me dyer të mbyllura, i parapriu pak ditë më parë një tjetër takim konsultues mes presidentit Nishani dhe një përfaqësie akademikesh dhe profesorësh. Këta të fundit parashtruan qëndrimet e tyre rreth ligjit “për Arsimin e Lartë”, i miratuar më 20 korrik në parlament në një seancë të posaçme.

Në takimin konsultativ të së hënës Presidenti Nishani tha se, do të jetë garant i Kushtetutës lidhur me respektimin e të drejtës për arsimin dhe autonomisë së institucioneve.

Kreu i shtetit vendosi të dëgjojë edhe argumentet e ministres së Arsimit mbi këtë ligj që ka ngjallur debat në politikë dhe stafet akademike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat