Reforma në Drejtësi, Xhafaj takim me ambasadorin e OSBE-së

Shqipëria

Reforma në Drejtësi, Xhafaj takim me ambasadorin e OSBE-së

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 12:04

Kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e OSBE-së, Florian Raunig.

Takimi mes Xhafajt dhe ambasadorit Raunig u mbajt në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në qendër të diskutimeve mendohet të ishte reforma në drejtësi, për të cilën u zhvillua dje për herë të parë mbledhja me praninë edhe të opozitës.

Takimi i Xhafajt me ambasadorin e OSBE-së zgjati rreth 30 minuta, ndërkohë që pas përfundimit të tij nuk u mbajt deklaratë për mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat