Kaçi: Rama do bëjë kurban Metën

Shqipëria

Kaçi: Rama do bëjë kurban Metën

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 10:27

Deputeti demokrat, Kastriot Islami, thotë se regjimi oligarkik i Ramës do të çrrënjoset.

Megjithatë meraku i tij duket se është krisja e koalicionit mes PS dhe LSI.

“Regjimi oligarkik i Ramës do të çrrënjoset çfarëdo që të bëjë e sado të përpiqet Rama për ta shmangur.

Procesi i “de-oligarkizimit” sapo ka nisur me dekriminalizimin, që është faza më e lehtë dhe më e thjeshtë.

Në parlamentin e ardhshëm s’do të mund të ketë asnjë oligark dhe as përfaqësues të oligarkisë.

Kjo e shqetëson shumë drejtuesin e oligarkisë, Edi Ramën, i cili ka kohë që mendon të kthehet nga “konceptues, programues, realizues e përfitues” i oligarkisë në “luftëtar kundër oligarkisë”.

Dhe që të jetë i besueshëm i duhet të bëjë kurban Metën…

Ky është edhe thelbi i tensionimit të marrëdhënieve midis Ramës e Metës, të cilat zor se do të gjejnë qetësi të qëndrueshme, pavarësisht ndonjë tërheqje taktike të Ramës nga sulmi që ka programuar; marrëdhënie të cilat do të çojnë në çarjen e koalicionit…” shkruan Islami në FB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat