Pse flitet kaq shumë për koalicionin PD-PS?

Shqipëria

Pse flitet kaq shumë për koalicionin PD-PS?

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 10:21

Nisi gjithçka si një shaka verore, me një status të postuar në FB nga një gazetar pas vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel.

Të etur pas teorive konspirative, shumë shpejt në media nisi të përhapej ideja se ka një opsion për koalicion të madh mes PD dhe PS.

Edhe pse nuk ka pasur deri më tani asnjë zë zyrtar që flet për këtë çështje, media vazhdon të jetë e dashuruar me këtë teori.

Gazeta Dita, nisur nga një aleancë në Bashkinë e Dibrës, flet për sinjalet e para.

Por gazeta thotë se këto janë raste të maskarallëkut politik.

Sipas gazetës, shanset për një koalicion të madh janë tepër të vogla.

“Koalicioni i madh është një aguridhe politike, që kërkon kohë të piqet. Në një parlament ku gjysma akuzon gjysmën tjetër si kriminelë dhe gjysma hedh dorashkën për luftë, nuk mund të presësh të bësh në një gotë çerekët që kanë mbetur e që vështirë të bëhen dy gjysma”.

Në mes është Ilir Meta, për të cilin gazeta Sot shkruan se po afrohet me Shpëtim Idrizin e PDIU për të krijuar një pol të rëndësishëm në politikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat