Gjykata i refuzon sërish lirinë Ermal Hoxhës

Shqipëria

Gjykata i refuzon sërish lirinë Ermal Hoxhës

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 09:40

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, rreth mesditës së djeshme në bankën e të akuzuarve është paraqitur Ermal Hoxha. Ai ka kërkuar nga kjo gjykatë revokimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Por, kjo gjykatë nuk e ka marrë parasysh kërkesën e të pandehurit duke lënë në fuqi të njëjtën masë. 39-vjeçari Ermal Hoxha është një prej të arrestuarve në operacionin “Xibraka” si pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës. Mirëpo këtë akuzë ai nuk e ka pranuar asnjëherë duke pretenduar se punonte thjesht shofer dhe nuk ishte në dijeni të transportit të drogës. Ai është nipi i parë i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat