Rama nuk i përgjigjet disa pyetjeve të gazetarëve

Shqipëria

Rama nuk i përgjigjet disa pyetjeve të gazetarëve

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 21:37

Në dy vjet është rritur tatimi me fitimin me 50 %, tatimi mbi të ardhurat me 50 %, janë rritur akcizat dhe taksa e qarkullimit mbi karburantin dy herë rresht dhe për këtë arsye Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburantit në Europë.

Është rritur çmimi i energjisë. Kryeministri tha sot se ka rritje ekonomike edhe pse ne buxhet po hyjnë më pak të ardhura. Edhe pse janë rritur taksat. I pyetur nga gazetarët se çfarë do të thotë kjo, Kryeministri tha se po heton pse ndodh kjo.

Kjo është pyetja që kryeministri Rama nuk po i jep dot përgjigje.
Por ekspertet e ekonomisë thonë se:
a) Nuk ka rritje ekonomike dhe në rastin më të mirë, Shqipëria është në stanjacion.
b) Në qeveri ka korrupsion dhe po kontrabandohet shumë, prandaj kanë rënë të ardhurat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat