Konstituohet Bashkia e katërt e qarkut të Shkodrës, Hila: Premtimet realitet

Shqipëria

Konstituohet Bashkia e katërt e qarkut të Shkodrës, Hila: Premtimet realitet

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 20:09

Është konstituar bashkia e Vaut të Dejës, bashkia e katërt e qarkut të Shkodrës.Kryetari i bashkisë Zef Hila premtoi angazhim në përmbushje të premtimeve të dhëna gjatë fushatës elektorale.

Pas Malësisë së Madhe, Pukës dhe Fushë-Arrëzit, kanë qenë këshilltarët dhe kryetari i ri i bashkisë Vau – Dejës, bashkia e katërt e qarkut Shkodër që bënë betimin për drejtimin e kësaj njësie vendore në vitet e ardhshme.

Për prefektin e Shkodrës, Paulin Radovani, obligimi i çdo të zgjedhuri është të punojë në shërbim të komunitetit, pavarësisht forcës politike ku bën pjesë.

Radovani: Ka gjithë këto fusha që patjetër ishalla mendohet më tepër dhe vaditjen e tyre. Ka një fuqi të madhe ekonomike por edhe mjaft halle. Sa më i madh të jesh dhe hallet janë më të mëdhaja, por që do ti zgjidhni bashkë.

Në krye të këshillit të Bashkisë Vau-Dejës u zgjodh Martin Marku i Partisë Demokratike, ndërsa kryebashkiaku Zef Hila garantoi se do të punojë për përkushtim për zhvillimin e zonës.

Zef Hila: Të gjitha premtimet që ne kemi bërë gjatë fushatës elektorale të jeni të garantuar se të gjitha do të jenë një realitet gjatë qeverisjes sonë të përbashkët në katër vitet e ardhshme.

Mbledhja u mbyll me zgjedhjen e anëtarëve që do të jenë pjesë e Këshillit të qarkut, ku me shumicë votash 3 përfaqësuesit do të jenë të Partisë Demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat