Durrësi memorandum bashkëpunimi me Shontoun e Kinës më 14 gusht

Shqipëria

Durrësi memorandum bashkëpunimi me Shontoun e Kinës më 14 gusht

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 20:06

Në muajin gusht Bashkia e Durrësit dhe ajo e Shontou në Kinë do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi.Në kuadër të tij, Ambasadorjka kineze në vendin tonë ka takuar kryetarin e Bashkisë Vangjush Dako, një takim ku u diskutua për bashkëpunime në fusha të ndryshme.

Bashkia e Durrësit dhe ajo e Shontou në Kinë së shpejti do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi.

Për të diskutuar rreth tij, Ambasadorja kineze në Tiranë Jiang Yu zhvilloi një takim me kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ku folën edhe për bashkëpunime në fusha të ndryshme.

Sipas kryetarit të bashkisë Dako, ky forcim i bashkëpunimit të qytetit të Durrësit me disa qytete të rëndësishme kineze krijon hapësira zhvillimi në fusha të ndryshme për qytetin i cili mund të konsiderohet nga biznesi kinez si platformë ekonomike e rëndësishme.

Dako gjatë takimit me Ambasadoren kineze u shpreh se Durrësi është qytet me potenciale të jashtëzakonshme ndaj dhe ftoi investitorët kinezë të investojnë në të.

Ndërsa Ambasadorja Jiang Yu gjatë takimit me kryebashkiakun Dako u shpreh se investitorët kinezë janë të interesuar për shumë sektorë jo vetëm në Durrës por në të gjithë vendin.

Kryebashkiaku i Shantou do të vizitojë Durrësin në 14 gusht dhe do të nënshkruajë memorandumin e bashkëpunimit me kryebashkiakun Dako me anë të së cilës krijohen mundësitë për shkëmbime bilaterale si dhe mundësi të reja zhvillimi për të dy qytetet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat