Puna e parë e Veliajt si kryebashkiak

Shqipëria

Puna e parë e Veliajt si kryebashkiak

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 19:40

Erjon Veliaj ma marrë sot zyrtarisht mandatin e kryebashkiakut të Tiranës pas betimit. Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj deklaroi se është koha që të fillohet nga puna që sot dhe me sa duket, ai ia ka nisur me një simbolikë shumë domethënëse.

Veliaj, ka zgjedhur që punën e tij të parë në krye të bashkisë më të madhe në vend ta nisë me riparimin e orës në kullën e Sahatit të Tiranës.

Lajmin se rregullimi i orës së Kullës së Sahatit ishte vendimi i tij i parë si kryebashkiak i Tiranës, Veliaj e ka dhënë vetë në Twitter.

“Kryeqytetit s’mund ‘t’i ngecë ora”. Një punë e vogël si ditë e parë. Faleminderit mjeshtër Johani”, shkruan Veliaj në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat