Punonjësit e bashkisë e presin në punë kryebashkiakun e ri (Foto)

Shqipëria

Punonjësit e bashkisë e presin në punë kryebashkiakun e ri (Foto)

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 18:32

Një numër i madh punonjësish pastrimi në bashkinë e Tiranës kanë dalë ditën e sotme për të pastruar Lumin të Lanës. Teksa në ambientet e bashkisë së Kryeqytetit, Erion Veliaj merrte çelësat e këtij institucioni të cilin do ta drejtojë për 4 vite, punonjësit e bashkisë me dorashka në duar ishin shpërnarë përgjatë Lanës për ta pastruar atë.
Në fakt, nuk ka asgjë të veçantë pasi ata në të vërtetë po bëjnë punën për të cilën paguhen çdo muaj, por asnjëherë më parë nuk i kishim parë në një numër kaq të madh për të pastruar ktë pjesë mjaft të rëndësishme të kryeqytetit.
Ndoshta kjo ishte një formë për ti përçuar kryebashkiakut të ri mesazhin se “ata punojnë”.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat