BSH: Bankat në vend u rezistuan goditjeve

Shqipëria

BSH: Bankat në vend u rezistuan goditjeve

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 18:21

Bankat në vend janë në gjendje të përballojnë goditjet apo faktorët, që mund të ndikojnë negativisht në likuiditetet e tyre.

Banka e Shqipërisë e konfirmoi këtë fakt, përmes publikimit të raportit vjetor të Këshillit të Mbikëqyrjes.

Sipas këtij raporti, të gjitha bankat tregtare në vend e kanë kaluar testin e stresit për likuiditetin. Kreditë e dhëna janë sa 55.5% të depozitave, çka reflekton një strukturë të balancuar mes aktiveve dhe pasiveve.

Totali i aktiveve likuide të sistemit bankar në fund të vitit të kaluar arriti në 413 miliardë lekë, ku letrat me vlerë të qeverisë zënë peshën kryesore 57%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat