Vijon aksioni i shembjeve për ndërtimin e “Unazës së Madhe”

Shqipëria

Vijon aksioni i shembjeve për ndërtimin e “Unazës së Madhe”

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 17:54

Vijon aksioni për shembjen e ndërtimeve, që do t’i hapin rrugën ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës. Aksioni u përqendrua në segmentin nga “Pallati me Shigjeta” deri tek “Komuna e Parisit”.

Në vetëm pak ditë janë shembur më shumë se 70 objekte dhe parashikohet që ky aksion të përfundojë brenda këtij viti. Banorët e zonës janë shprehur bashkëpunues me punonjësit e INUK-ut, për mbarëvajtjen e aksionit.

Sipas Autoritet Rrugor Shqiptar, ky segment pritet të përfundojë në fund të vitit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat