Nishani takim me Nikollën para dekretimit të ligjit për arsimin

Shqipëria

Nishani takim me Nikollën para dekretimit të ligjit për arsimin

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 17:01

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kërkon një takim me ministren e Kulturës, Lindita Nikolla, para dekretimit të ligjit për Arsimin e Lartë.

Kreu i shteti pritet të takohet nesër në orën 11:00 në Presidencë, me ministren Nikolla, për të diskutuar lidhur me ligjin i cili u miratua një javë më parë në Parlament.

Zyra e Shtypit e presidentit njofton se, “nesër, ditën e premte, më 31 korrik 2015, ora 11.00, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të zhvillojë një takim me ministren e Arsimit dhe të Sportit, Lindita Nikolla në Presidencë”.

Tri ditë më parë, Nishani zhvilloi një seancë dëgjimore me akademikët, të cilët kundërshtojnë reformën në Arsimin e Lartë. Deri më tani, Presidenti nuk e ka shprehur publikisht qëndrimin e tij, ndërkohë që kreu i opozitës, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje që të mos e dekretojë ligjin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat