Në plazhet e Strugës filloi prisha e objekteve pa leje

Shqipëria

Në plazhet e Strugës filloi prisha e objekteve pa leje

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 16:23

​Dje pasdite filloi prishja e një prej plazheve në hyrje të Strugës. Operacioni i tillë vazhdon edhe sot. Një lëvizje e tillë e komunës, e cila ndërmerret në mes të sezonit turistik, po dënohet nga hotelierët. Një prej hotelierëve, Agni Aliu thotë se nuk i mbetet gjë tjetër veçse drejtësinë ta kërkojë në gjykatë.

“Nëse vazhdon prishja e objekteve, sigurisht që ne do të shfrytëzojmë rrugën ligjore. Bëmë ankesë për vendimin që e ka marr komuna në shkallën e dytë , dhe nga ana tjetër do bëjmë ankesë dhe kundër organeve të qeverisjes lokale”, tha Agni Aliu, hotelier.
Aliu thotë se me ligjin për ndërtimtari në periudhën e sezonit turistik s’është e lejuar ndërtim apo shkatërrim i objekteve në vendet turistike.

“Për parcelat ne kemi vendim nga kryetari i mëparshëm. Parcela gjendet në fazën e legalizimit dhe kjo procedurë duhet respektuar. Pas përfundimit të kësaj faze mund të ndërmerren dhe hapat e tjerë, por kështu shkelen ligjet”, u shpreh Agni Aliu, hotelier.

Kryetari i Komunës së Strugës Zijadin Sela tha në linjë telefonike për Alsat se do të përmbushë atë që u ka premtuar banorëve. Lidhur me rastin e hotelierit Aliu, Sela tha se ai nuk ka marrëveshje për koncesion për këtë plazh. Sela kishte pritur mbarimin e masës së dhënë nga gjykata e Strugës, që ishte dhënë në prill, e cila ndalonte prishjen e plazheve në qytet nga ana e pushtetit lokal. Ai e pati quajtur vendimin të padrejtë, madje deklaroi prej muajsh, se nuk do të ndalej nga operacioni i prishjes së objektet e ndërtuara, nga koncensionerët që iu kishte përfunduar kontrata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat